-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Italia shpëton mbi një mijë emigrantë që ishin në vështirësi në det

- Advertisement -

Më shumë se një mijë emigrantë u vendosën të shtunën në tokën italiane në pjesën jugore të Italisë nga roja bregdetare e këtij shteti, e cila filloi operacione të gjera shpëtimit për tri barka me emigrantë në vështirësi në det të trazuar afër Kalabrisë.

Një anije e rojës bregdetare dërgoi 584 persona në qytetin Reggio Calabria, ndërsa një tjetër përcolli një barkë peshkimi me 487 emigrantë deri në portin e Krotones, afër vendit të përmbytjes së një anijeje tjetër më 26 shkurt, ku mbetën të vdekur 74 persona, raporton agjencia “Reuters”.

Më shumë se katër mijë njerëz kanë arritur në Itali nga e mërkura, në krahasim me një mijë e treqind gjatë tërë marsit të vitit të kaluar, kur qeveria konservatore po mundohet që ta frenojë dyndjen e emigrantëve.

Roja bregdetare futi në përdorim tetë barka të premten në operacione të ndryshme shpëtimit, ndërsa një barkë patrulluese u përdor për të parandaluar ndonjë përsëritje të fatkeqësisë së muajit të kaluar, kur një barkë me emigrantë u përmbyt afër bregdetit të Kalabrisë.

Trupi i një vajze të re u nxor nga deti të shtunën, duke e çuar në 74 numrin e viktimave. 79 njerëz mbijetuan në këtë fatkeqësi, por rreth 30 të tjerë ende janë të zhdukur dhe mendohet se janë të vdekur.

Prokurorët janë duke zhvilluar hetime për të marrë vesh nëse autoritetet italiane është dashur të bënin më shumë për parandalimin e kësaj fatkeqësie. Megjithatë, kryeministrja Giorgia Meloni e ka mohuar këtë sugjerim dhe është përpjekur që tërë fajin për rastin t’ua hedhë trafikuesve të njerëzve.

Kabineti i saj njoftoi të enjten për dënime më të ashpra me burgim për trafikuesit e njerëzve dhe premtoi hapje të më shumë kanaleve për imigrim të ligjshëm. Në fund të vitit të kaluar, autoritetet italiane morën masa kundër anijeve të organizatave bamirëse për shpëtim, duke i akuzuar se po veprojnë si taksi për emigrantë.

Kjo masë ka çuar në zvogëlim të dukshëm të numrit të anijeve të shpëtimit që patrullojnë në ujërat afër Afrikës Veriore, ku e fillojnë lundrimin shumica e emigrantëve.

Megjithatë, lundrimet janë shtuar në masë dramatike. Rreth 17 mijë emigrantë kanë arritur në Itali përmes barkave deri më tani këtë vit në krahasim me rreth 6 mijë për periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit