![Italia mposht Maltën në udhëtim për fitoren e parë në kualifikime Italia mposht Maltën në udhëtim për fitoren e parë në kualifikime](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/italy.jpg)
Kombëtarja e Italisë e ka shënuar fitoren e parë në kualifikime për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Azzurrët” triumfuan pastër 0:2 në udhëtim te Malta, në takimin e vlefshëm për Grupin C.
Retegui i dha epërsinë e parë Italisë në minutën e 15-të.
12 minuta më vonë Pessina shënoi golin e qetësisë për kampionët në fuqi të Evropës.
Përkundër dominimit të Italisë edhe në minutat në vazhdim, gola më nuk pati dhe kësisoj italianët fituan ndeshjen e parë.
Të besuarit e Roberto Mancinit janë në pozitën e dytë me tri pikë, tri më pak se Anglia lidere.
Italia bën pjesë në Grupin C bashkë me Anglinë, Maqedoninë e Veriut, Ukrainën dhe Maltën.