Ahmet Isufi nga partia Aleanca ka thënë se një opozitë e bashkuar do të mund të zgjidhte më lehtë problemin e krijuar me formimin e institucioneve.
Ai ka thënë se Aleanca në këtë drejtim ka bërë veprime konkrete e para.
“Një opozitë e bashkuar do të mund të zgjidhte më lehtë problemin aktual, të formohen institucionet dhe të vazhdohet tutje. Në këtë kuptim, ne kemi prirë të ofrimit të bashkëpunimit dhe kemi paraqit ato që janë nevoja të Kosovës”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Isufi ka thënë se gjashtë pikat e paraqitura nga Aleanca secila është më e rëndësishme se tjetra.
Ai ka thënë Lëvizja Vetëvendosje po tenton të marrë pushtet absolut duke mos i pasur votat.
“Shkelen aktet më të larta të vendit, pretendohet të uzurpohen të gjitha institucionet e shtetit, në një ven ku ka demokraci, ku paritë tjera janë munduar të gjejnë harmoni. E vetmja parti që nuk dëshiron të bashkëpunojë me askënd, përveç asaj mënyrës mashtruese t’i thërras liderët e partive të luaj me fjalë e mos të bëjë veprime që duhet”, ka thënë Isufi.
Ai ka thënë se protesta kanë mbetë rruga më shmang siç ka thënë ai diktaturën që po do me kaplua këtë vend.






