Ismaili pas vizitës në Hagë: Bashkë do t’i presim të kthehen në Kosovë me Bedri Hamzën kryeministër

- Advertisement -

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se bashkë me ekipin e avokatëve mbrojtës është duke i ish krerët e UÇK-së në Hagë.

“Një prej vizitave të fundit me ekipin e avokatëve mbrojtës te miqtë tanë në Hagë, para vendimit të madh”, ka shkruar Ismaili.

Ai ka shtuar se shumë shpejt pret që ata të kthehen në Kosovë.

“Shumë shpejt, bashkë do t’i presim në Kosovë, me Bedri Hamzën kryeministër!”, ka shkruar Ismaili.

Të ngjashme

Të fundit