13.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

“Ishte në makinë dhe …”/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen” zbulon se si e mori vesh tradhtinë e ish të dashurit

- Advertisement -

Ndonëse një të dashur nuk e gjeti dot në “Për’puthen”, gjurmët që ka lënë në emisionin e dashurisë ishin të dukshme. Bëhet fjalë për Gabrielën, e cila disa javë më parë, ish-konkurrentja ka vendosur të largohet nga programi, pasi nuk gjeti personin e duhur për të.

Ditën e sotme, Gabriela ka qenë e ftuar në programin “Ftesë në 5”, ku ka zbuluar më shumë për eksperiencën e saj në “Për’puthen”, si edhe nje detaj nga jeta e saj personale, ku ish i dashuri e ka tradhtuar.

“E mora vesh nëpërmjet Instagramit. Madje mbaj mend, që ai ka qenë në makinë me atë, e kam marrë unë me kamer dhe ai e ka nxjerrë atë tjetrën nga makina, e ka hapur telefonin dhe më ka thënë mua që jam vetëm”.

“Pastaj mora vesh unë nga një shoqe dhe aty thashë që më mirë po i jap fund dhe iu dedikova jetës sime”, ka thënë Gabriela.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit