“Mendoj se ka potencial për konflikt, por me udhëheqjen e Grenellit është mbajtur një sy i vazhdueshëm mbi situatën”, tha ai.
“Besoj se është në interesin e presidentit Trump që, së bashku me ambasadorin Grenell, të mbajnë një sy mbi situatën në këtë rajon. E di që ai është një mik shumë i mirë i shqiptarëve, por për këtë çështje mund të flisni drejtpërdrejt me ambasadorin Grenell”.
Gjatë vitit të kaluar, Trump ka deklaruar disa herë se ka arritur të parandalojë një konflikt Kosovë-Serbi, duke e futur këtë në listën e luftërave që mundi të ndalte, si ajo mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Pakistanit dhe Indisë, e të tjera. /A2CNN






