10.5 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Ish-zëvendësministri Gashi: Do të ketë përsëri zgjedhje në veri, kryetarët të mos shkojnë në zyrë të hënën

- Advertisement -
Ish-zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Milazim Gashi, ka thënë se në veri shihet qartë se tash e tutje do të ketë protestë më masive, por sipas tij, ajo do të jetë pa incidente.

Ai tha sha se serbët në veri janë të interesuar që me rezistencë paqësore t’i kërkojnë të drejtat e tyre, teksa shtoi se në veri do të ketë sërish zgjedhje.

“Ata janë të interesuar vetëm në rezistencë paqësore t’i kërkojnë të drejtat e tyre brenda nivelit komunal në veri. Kryetarët e rinj që janë vendosur unë e shoh me një rrugë transitore, sepse do të kemi zgjedhje në veri, por është hendikep i Qeverisë së Kosovës, pasi tani do të kemi një debat më të ashpër sepse do të kyçen shumë akterë ndërkombëtarë, e kjo e sotit do të jetë pjesë e dialogut në Bruksel”, tha ai në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Sipas Gashit, kryetarët e rinj të veriut të hënën duhet ta sabotojnë shkuarjen në zyrat në të cilat ishin sot, në mënyrë që të mos ketë tensione tutje.

“Mendoj që me një kujdes të jashtëzakonshëm për të mos u futur në acarime të caktuara, kryetarët do të jenë shumë të kujdesshëm që të sabotojnë për momentin zyrat, sepse s’kemi nevojë që të krijojmë tensione të panevojshme me komunitetin serb në Kosovë”.

“Ne nuk guxojmë të pranojmë që ky komunitet të jetojë i ndarë në aspektin me territore. Veriu është territor i Kosovës dhe duhet që qeveria të futet me njerëz kredibil t’i kthej institucionet nën kontroll dhe të krijojë një epitet më të lartë sepse është me një notë negative në arenën ndërkombëtare sa i përket veriut”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit