28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ish-ylli kujton debatin e ashpër me Messin gjatë stërvitjes: Ne nuk ishim miq të mirë

- Advertisement -

Ish-mbrojtësi qendror Rafa Márquez ndau dhomën e zhveshjes me Leo Messin në Barcelonë midis viteve 2003 dhe 2010, por kjo nuk do të thotë se ai kishte një miqësi të duhur me yllin argjentinas.

Në një intervistë me gazetarin Yordi Rosado, meksikani zbuloi se marrëdhënia e tij me ‘Pleshtin’ nuk ishte më e mira dhe madje kujtoi ditën kur të dy u zunë gjatë stërvitjes dhe duhej të ndaheshin… nga Guardiola.

“E kam parë debutimin e Leo Messit kur ai ishte fare i ri. Kishim dëgjuar se të rinjtë e Barcelonës kishte një fenomen të vërtetë. Dhe e vërteta dukej që kur ai erdhi, kjo ishte e dukshme për të gjithë. Sigurisht që duhej ta ndihmonim. Në stërvitje, i dhashë shumë urdhra dhe ai më dëgjoi.

Ne e dinim që Leo mund të driblonte para tre ose katër lojtarëve, por (menduam) se ndonjëherë ai e tepronte shumë. Një ditë, për shkak të këmbënguljes sime të fortë për këto urdhra, ndodhi një problem mes meje dhe tij.

Filluam të shkëmbejmë disa fjalë dhe Guardiola duhej të ndërhynte për ta shuar konfliktin. “Unë nuk isha mik i madh i Leo Messit, ne ishim kolegë”, ka shpjeguar ai.

Kujtojmë se Rafa Márquez, aktualisht 44 vjeç, është trajner i ekipit B të Barcelonës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit