Lushi me anë të një postimi në ‘Facebook’ publikoi një fragment të përkthyer nga libri i ish-pjesëtarit të MUP-it serb, Slavko Nikiq, i cili dyshohet se ka kryer krime në Kosovë, shkruan Insajderi.
“Ish-polici serb, Slavko Nikiç, e kishte përmendur Skender Llugiqin që e kërcënoi Ramush Haradinajn në librin e tij “Grupi i Gjakut Zero”. Ai e përmend atë si bashkëpunëtor të Serbisë. Fragmenti i përkthyer nga libri: “Skender Llugiqi ishte shqiptar dhe njeri me të cilin kemi bashkëpunuar edhe para se të bëhej pjesëtar i Brigadës 114 të Zonës Operative të Drenicës. Ai e njihte terrenin dhe rrethanat më mirë se shumë të tjerë, prandaj ndihma e tij për ne ishte shumë e rëndësishme“”, thuhet në shkrimin e tij.
“Tani kjo, mua, nuk më habitë aq shumë. E dimë që brenda radhëve tona të UÇK-së, sherbimet sekrete serbe ja kanë dalë të infiltrojnë ndonjëherë element të tyre me qëllim dëmtimin e luftës çlirimtare. Por e çuditshme është se si të gjithë këta element sot janë kaq të afërt me Albin Kurtin, njeriun që na erdhi dhe u portretizua, përmes propagandës afatgjatë, si figura ideale e atdhetarit“, përmbyll shkrimin Lushi.
Llugiqi është arrestuar nga Policia e Kosovës pas deklaratës së tij në Kuvendin e Kosovës në kuadër të vizitave të mërgimtarëve, se Ramush Haradinaj duhet të pushkatohet.






