Martin Demichelis ka arritur marrëveshje për t’u bërë trajner i RB Leipzigut.
Argjentinasi aktualisht është trajner i Vedat Muriqit te Real Mallorca por nuk arriti dot të shpëtojë klubin të mos bie nga La Liga.
Marca ka raportuar se Leipzigu do t’ia paguajë klauzolën e lirimit që e ka te klubi spanjoll, dhe të zëvendësojë Ole Wernerin me të.
Gjermania është vend i njohur për ish-qendërmbrojtësin i cili kishte luajtur për shumë vite te Bayern Muncheni, madje duke shërbyer për një periudhë si trajneri i Bayern Munche II-shit.






