Njerëzit që kanë protestuar në qendrat e votimit gjatë zgjedhjeve presidenciale ruse janë përshkruar si “tradhtarë” nga ish-presidenti rus Dmitry Medvedev.
Demonstruesit kanë tentuar t’i vënë zjarrin kabinave të votimit dhe të derdhin bojë në kutitë e votimit.
Ata po ndihmojnë armiqtë e Rusisë, sipas Medvedev.
“Kjo është ndihmë e drejtpërdrejtë për ata degjenerues që po bombardojnë qytetet tona sot”, tha ai në një postim në Telegram, duke iu referuar sulmeve nga forcat ukrainase, raporton Sky News.