3.5 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Ish-presidenti i Shqipërisë: Kalova shtatë porta për të takuar Thaçin në Hagë, më erdhi rëndë kur e pashë

- Advertisement -

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka komentuar takimin me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi i cili ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Ai tha se burgu ku rrinte Thaçi ishte me 7 porta ndërsa shtoi se i erdhi rëndë kur pa një ish-president të mbyllur atje.

Ai ishte një burg me 7 porta me çelës të ndryshëm, njëri i mbyllte e tjetri i hapte. Pra një burg me siguri të jashtëzakonshme. Më erdhi shumë rëndë kur pashë një ish-president të mbyllur atje. Të shikoje këta njerëz që sakrifikuan jetën dhe familjen e tyre, gjithçka që kishin, vunë kokën në rrezik. Ata mbaheshin mire, me kurajo, kishin besim tek drejtësia por unë për veten time nuk kam shumë besim. Kjo është për t’i bërë qejfin serbëve”, ka thënë ai.

Moisiu ka deklaruar se në periudhën e luftës nxënësve ju është thënë se gjithçka duhet të bëhet me Kosovën, sepse armiku është i përbashkët.

”Në periudhën e luftës, në shkollë bënim mbledhje klandestine dhe gjithmonë na thuhej çdo bëhet me Kosovën sepse armiku është i përbashkët. Në shkollat shqiptare në vitet ’36-‘37, ne këndonim për Kosovë e Çamëri, ja vdekje ja liri. Pra ishim edukuar për të kërkuar llogari se perse këta njerëz janë atje dhe jo këtu me ne”, tha ai në Euronews Albania.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit