8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ish-pjesëtari i UÇK-së dëshiron të luftojë krah popullit ukrainas, kundër Rusisë

- Advertisement -

Feriz Deliu, i njohur edhe si komandant Kabashi, ka shprehur vullnetin e tij që t’i bashkohet popullit ukrainas në luftën kundër Rusisë.

Deliu tha se dëshiron të marrë pjesë në këtë luftë, që t’i dalë në ndihmë Ukrainës, pasi ia kujton Kosovën kur kishte luftuar për lirinë e saj.

“Lufta e Ukrainës është luftë e drejtë, luftojnë në vendin e vet, për lirinë e vet, ne e kemi përjetuar këtë dhe sot fëmijët e Ukrainës janë nën bombat e Rusisë, një agresori. Nuk mund të fle, e paramendoj popullin e Kosovës si ka qenë në kohën e luftës”, ka thënë Deliu për ‘Info Magazine’.

Deliu tha se dëshira e tij është që qeveria e vendit ta heqë ligjin që ndalon pjesëmarrjen e kosovarëve në luftërat e huaja, duke shtuar se ka shumë dëshirë t’u bashkohet aleatëve të Kosovës në këtë luftë.

“Dëshira ime është që Qeveria e Kosovës ta heqë ligjin për luftëtarët jashtë Kosovës, shpresoj që Kosova ta heqë këtë ligj dhe të luftojmë përkrah popullit ukrainas. Dëshira jonë është që t’u dalim në krah aleatëve tanë amerikanë, gjermanë, anglezë, kanadezë e shumë të tjerëve që sot e përkrahin dhe e ndihmojnë Ukrainën”, ka thënë ai.

“Ne si pjesëtarë të Kosovës kemi dëshirë të jemi pjesë e asaj lufte që t’i ndihmojmë atij populli, ta shpëtojmë një jetë, sepse nëse arrijmë ta shpëtojmë një jetë, kemi arritur ta shpëtojmë krejt botën”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit