11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ish-Ministrja e Jashtme shkon për vizitë Ukrainë: Kosova qëndron përkrah popullit të Ukrainës

- Advertisement -

Ish-Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka marrë pjesë në përurimin e strehimores nëntokësore në lagjen e komunitetit të izraelit ”Anatevka”, në Ukrainë.

Kjo, me ftesë të Kryerabinit të Ukrainës, Moshe Azman, shkruan lajmi.net.

Ajo bëri të ditur se ka theksuar përkrahjen e Kosovës ndaj Ukrainës duke thënë se e ndjejmë peshën e rëndë të luftës për liri, “përballë barbarive të pafundme të Putinit”.

Nënvizova faktin se ashtu si Ukraina, edhe Kosova po përballet dhe po i reziston suksesshëm ambicieve malinje të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke shndërruar kështu vendet tona në mburoja kundër zgjerimit të ndikimit rus, dhe si kufij kritik për në sigurinë evropiane dhe transatlantike”, ka shkruar Haradinaj përmes një postimi.

“Shpreha bindjen se miqësia mes Kosovës dhe Ukrainës ka potencialin e madh për të dobësuar kontrollin e Putinit në rajonet tona, duke krijuar një rrugë drejt një të ardhmeje të përbashkët brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, shtoi më tutje ajo.

Përndryshe Ukraina akoma nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe për momentin nuk planifikohet diçka e tillë.

pixel

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit