27.3 C
New York
Wednesday, July 24, 2024

Buy now

Ish-ministri Mehaj kërkon më shumë punë nga Qeveria për nisjen e prodhimit të industrisë së mbrojtjes

- Advertisement -

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar më shumë punë nga Qeveria për nisjen e prodhimit të industrisë së mbrojtjes.

Sipas tij, duhet t’i kushtohet në një vëmendje e veçante industrisë së mbrojtjes dhe kjo të bëhet në koordinim me aleatët ndërkombëtar.

“Tashme kur shumë vende të botës e posaçërisht ato të rajonit, kanë nisur që të rrisin kapacitete e tyre të industrisë së mbrojtjes, shtrohet pyetje se çka po bene vendi i ynë, Republika e Kosovës.

Sa kam udhëhequr me Ministrinë e Mbrojtjes një vëmendje i kemi kushtuar industrisë së mbrojtjes, duke lenë gati gjithçka. Drafte ligje, udhëzime e rregullore, të gjitha me harmonizimi me miqtë dhe aleatët janë të gatshme, vetëm sa koha e jonë po ec e ne po humbim kohë pa e bere edhe hapin e fundit në këtë drejtim.

Janë bere me kohë koordinime me aleatet tonë dhe me kompani të caktuara të cilët janë kanë dhe janë të gatshme me e ndihmuar Kosovën në fazën e saj të startimit të prodhimit në industrinë e mbrojtjes, duke ofruar mundësitë qofte e tyre, e Kosova vetëm anën infrastrukturor. Pra, gatishmërinë e shteteve tona mike, ne duhet ta kthejmë në gatishmëri dhe pune të ecjes para, sepse fuqizimi i ynë i mëtejshme edhe me fushën e prodhimit në industrinë e prodhimit për mbrojtje është garanci për paqe dhe siguri të vendit tonë, rajonit dhe aleateve tonë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj ka thënë se për nisjen e prodhimi të industrisë së mbrojtjes ka pasur vullnet edhe kryeministri Albin Kurti, teksa iu ka bërë thirrje ministrave të linjës të ecin më tej në arritjen e këtij synimi.

“Tashme është e provuar se fqinji ynë veriore, i cili ka apetite territoriale ndaj Kosovës, Serbia, e ka nisur me të madhe prodhimin në industrinë ushtarake, dhe këtë dukë luajtur me dy kartat e saja, njërën me Rusinë dhe tjetrën me perëndimin, dhe ketë të fundit po e përdorë që ndërrimin e tretë të prodhimit të saj të ia dedikon Ukrainës. Ky akt i saj është rast që Serbinë e ofron edhe me tej kah aleatet tonë perëndimor dhe veri-atlantik.

Shteti i ynë nuk duhet të humb shumë kohë, por të nis sa me parë interesimin për prodhimin në industrinë ushtarake.

Një vullnet i tillë për nisjen prodhimit të industrisë së mbrojtjes, për veç meje e ka pasur dhe e ka edhe kryeministri Kurti, por besoj se ministrat e linjës duhet të ecin me teje në arritjen e këtij synimi”, ka shtuar Mehaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit