13.4 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Ish-mesfushori i Barcelonës ishte shkaktari i ndarjes së Shakirës me Piquen

- Advertisement -

Riqui Puig, ish-shoku i skuadrës së Gerard Pique te Barcelona,  pretendohet se është shkaku pse mbrojtësi u nda me ish-partneren e tij Shakira.

Pique u njoh me të dashurën e tij aktuale, Clara Chia, nga ish-mesfushori i Barcelonës dhe i riu spanjoll kalonte kohë shumë shpesh me Piquen në Barcelonë, gjë që çoi në prishjen e marrëdhënies afatgjatë me Shakirën.

E dashura e Puig ishte Gema Iglesias dhe rezulton se ajo ishte një mike e Chia, ajo e prezantoi Piquen me Chian gjatë një nate jashtë.

Pasi Shakira konfirmoi tradhtinë e partnerit të saj, përmes detektivëve, vërtetoi se partneri i saj kishte një lidhje që para datës 4 qershor, kur u zyrtarizua ndarja. Gazetari dhe paparaci Jordi Martin zbuloi se Pike dhe Puig kanë hartuar një strategji për të shmangur paparacët kur shkojnë në lokalin ‘La Traviesa.  Sipas emisionit ‘El Gordo y la Flaca’ të Jordi Martin dhe Univision, nuk ishte aspak rastësi prezantimi i Pike dhe Chia. Pique ka një shok të ngushtë, Klara ishte në lidhje me vëllain e atij shokut të Pike.

Që kur u takuan, ai u dashurua me vajzën, shkëmbyen numrat e telefonit, në fillim u takuan fshehurazi. Pastaj ai jo vetëm që ia merr të dashurën vëllait të shokut më të ngushtë, por edhe punëson vajzën. Së fundmi, tifozët e Barcelonës kanë premtuar se do të dëgjojnë këngët e Shakiras ‘çdo ditë’ në Spotify në një përpjekje për t’i bërë gjërat e sikletshme për ish-partnerin e saj, Zherard Pike, pasi një model i ri i fanellës shfaqte emrin e saj në pjesën e përparme.

Barcelona, e cila sponsorizohet nga Spotify, po bashkëpunon me artistë të mëdhenj të muzikës për dizajne të fanellave. Raportimet në Spanjë kanë sugjeruar se kjo mund të bëhet realitet, duke i bërë gjërat të sikletshme për Pikenë.

Shakira dhe Gerard Pique kanë dy djem. Djali i tyre i madh Milan lindi në janar 2013 ndërsa ata mirëpritën djalin e tyre të dytë Sasha në janar 2015.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit