Platforma “Liria ka Emër” dhe shoqatat e dala nga lufta në Dukagjin kanë bërë thirrje për veteranët, invalidët e luftës së UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve që të marrin pjesë në një tubim në Gllogjan.
Tubimi me moton “7 ZONA, 7 ZJARRE, NJË LUFTË, NJË KUJTESË, DREJTËSI” do të mbahet të dielën, më 6 shtator, nga ora 19:00, në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.
Sipas organizatorëve, aktiviteti ka për qëllim nderimin e dëshmorëve dhe përcjelljen e mesazhit për drejtësi në Hagë.
“Liria nuk dënohet! Ata janë të pafajshëm dhe do të kthehen fuqishëm në atdhe!”, thuhet në thirrjen për tubim.
Organizatorët kanë ftuar pjesëmarrësit që të bashkohen në Gllogjan, me mesazhin: “Të bashkuar për drejtësi!”






