Ish-kryeprokurorja e ShBA-së, Pam Bondi, diagnostikohet me kancer

- Advertisement -

Ish-kryeprokurorja e Shteteve të Bashkuara, Pam Bondi, e cila u shkarkua nga pozita muajin e kaluar, është diagnostikuar me kancer në tiroide.

Diagnoza e saj erdhi pak kohë pasi presidenti Donald Trump e shkarkoi nga pozita e lartë, raporton televizioni BBC, duke cituar një televizion partner në ShBA.

Bondi, 60 vjeçe, i tha televizionit CBS se është duke iu nënshtruar trajtimit, ku u përfshi një operacion para disa javësh.

Ajo po vazhdon të punojë pavarësisht diagnozës dhe do të jetë pjesë e këshillit të ri këshillues të Shtëpisë së Bardhë për inteligjencën artificiale, i cili njihet si Këshilli Presidencial i Këshilltarëve për Shkencë dhe Teknologji.

Mbi 98 për qind e të diagnostikuarve me këtë lloj kanceri kanë jetëgjatësi prej të paktën pesë vitesh pas diagnostikimit dhe shumica e llojeve të sëmundjes janë të trajtueshme dhe të shërueshme në mënyrë të përhershme.

Kur Bondi u largua nga Departamenti i Drejtësisë në fillim të prillit, ajo kishte thënë se po gëzohej që do të bëhej pjesë e sektorit privat.

Të ngjashme

Të fundit