6 C
New York
Thursday, February 29, 2024

Buy now

Ish-kryeprokurori Jack Smith pranoi dosje serbe për UÇK-në, por ato të Qeverisë Amerikane i shpërfilli dhe i fshehu

Qeveria amerikane është një nga sponsorët kryesor politik dhe financiar të Gjykatës Speciale. Ajo e solli edhe ish-kryeprokurorin Jack Smith në Hagë, i cili akuzoi krerët UÇK-së, por duke pranuar dosje serbe dhe duke shpërfillur e fshehur dokumentet amerikane për luftën çlirimtare të Kosovës.
Jack Smith mori detyrën e kryeprokurorit më 7 maj 2018, ku qëndroi deri më 18 nëntor 2022.
Këtë pozitë e mori nga bashkëkombësi i tij amerikan David Schwendiman, i cili ka qenë kryeprokurori i parë i Gjykatës Speciale. Për Schwendiman thuhet se nuk ishte i bindur se ka fakte për të akuzuar krerët e UÇK-së për krime lufte dhe ndërmarrje të përbashkët kriminale.
Largimi i tij i befasishëm nga Haga dhe zëvendësimi me Jack Smith, si duket ndryshoi gjërat në zhvillimet e mëpasme në Gjykatën Speciale.
Gjashtë muaj pasi Smith mori timonin e Zyrës së Prokurorit, në Hagë filloi intervistimi i pjesëtarëve të parë të UÇK-së, fillimisht ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, më 14 janar 2019 dhe një ditë pas tij, ish-komandanti i Drenicës. Pas tyre, qindra të tjerë me radhë janë marrë në pyetje në Hagë, Kosovë dhe ndoshta edhe në vende të tjera, kushedi.
Mes skandaleve më të mëdha (ato që dihen), që e kanë përcjellë punën e Prokurorisë në krye me Smith janë mosmarrja parasysh dhe fshehja e dokumenteve të rëndësishme shfajësuese për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe udhëheqësit tjerë: Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Gjatë seancave ishte vërtetuar se Prokuroria e Speciales ka fshehur, mes tjerash, një raport të CIA-s dhe një tjetër të Departamentit Amerikan të Shtetit.
 “UÇK-ja nuk ishte përfshirë në aktivitete terroriste të përcaktuara si dhunë e paramenduar, e motivuar politikisht, e ushtruar kundër caqeve civile”, thuhet në raportin e CIA-s. 

Ndërkaq, në dokumentin e State Departamentit, edhe ky i vitit 1999, thuhet se është e pamundshme që SHBA të armatosë UÇK-në në këtë fazë, sepse mbi të nuk ka kontroll politik dhe ushtarak. 

Prokurori i mrrolur që në sallën e gjyqit zakonisht ulej në fund të bankës së Prokurorisë, pas asistentëve të tij, nuk ka dhënë sqarime për këtë. 

CIA dhe Departamenti i Shtetit ishin sytë dhe veshët e Qeverisë Amerikane dhe shteteve të tjera perëndimore lidhur me luftën e UÇK-së.
Këto dëshmi të Qeverisë më të fuqishme në botë nuk do të dilnin kurrë në dritë po të mos ishte insistimi këmbëngulës i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi dhe më pas ndërhyrjes së trupit gjykues.
Askush se njeh dhe s’ka informata më shumë për UÇK-në, Hashim Thaçin dhe krerët tjerë të saj, sesa Qeveria Amerikane, para, gjatë dhe pas luftës.
Askush nuk ka merita dhe kontribut më të madh se kjo superfuqi për ndihmën ndaj UÇK-së, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Për shkak të ngjarjeve historike të viteve 1990-2008, Kosova është shteti më proamerikan në botë, ndërsa SHBA është shteti më pro-Kosovë në botë.
Miqësia dhe raportet e ngushta e strategjike me SHBA-në janë kultivuar dhe mirëmbajtur nga Thaçi dhe përfaqësues tjerë të UÇK-së, deri në shkuarjen e tyre në Hagë.
Prokurori Jack Smith është larguar vjeshtën e kaluar nga Gjykata Speciale, pasi është caktuar të mbikëqyrë hetimet kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Mbrojtja e krerëve të UÇK-së dhe ekspertë të huaj e vendorë të së drejtës kanë deklaruar se akuzat që u ngritën nga Smith do të rrëzohen në Hagë dhe se me këtë gjykatë nuk është dëmtuar vetëm Kosova, por edhe sistemi i drejtësisë ndërkombëtare. /Demokracia/ 

Burimet: Dokumentet e CIA-s dhe State Department

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit