28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ish-kryeministri holandez dhe gruaja e tij u eutanizuan në moshën 94-vjeçare

- Advertisement -

Dries van Agt, kryeministri Kristian Demokrat i Holandës nga viti 1977 deri në 1982, vdiq me ndihmën e eutanazisë, së bashku me gruan e tij në moshën 94-vjeçare, njoftoi organizata për të drejtat e njeriut “The Rights Forum”.

Organizata, e themeluar nga ish-kryeministri, shtoi se çifti vdiq të hënën dhe do të varrosen në një ceremoni private në qytetin lindor të Nijmegen, raporton AP.

Të dy kishin qenë në gjendje të dobët shëndetësore për disa kohë, dhe Van Agt pësoi një hemorragji në tru në vitin 2019 dhe nuk u shërua kurrë plotësisht. Demokristiani, i cili u bë gjithnjë e më progresiv pas largimit nga politika, u largua nga partia e tij në vitin 2017 për shkak të mosmarrëveshjeve rreth Izraelit dhe Palestinës. Pasi vizitoi Izraelin në vitin 1999, ai u bë gjithnjë e më i zëshëm për mbështetjen e tij për popullin palestinez.

Van Agt e quajti përvojën e atij udhëtimi “një konvertim”, sipas AP.

“Me gjuhën e tij unike, bindjet e qarta dhe prezantimin mbresëlënës, Van Agt i dha ngjyrë dhe përmbajtje politikës holandeze në një kohë polarizimi dhe rinovimi partiak”, tha kryeministri holandez Mark Rutte.

Në një deklaratë, familja mbretërore holandeze lavdëroi ish-kryeministrinpër marrjen e përgjegjësisë në kohë të trazuara dhe duke shtuar se ai ishte një frymëzim për shumë njerëz.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit