9.3 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit thotë se dikush ia kidnapoi dhe rrahu djalin 10 vjeçar

- Advertisement -

Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Rahovecit, Bejtullah Deliu pretendon se një 51-vjeçar ia ka kidnapuar dhe maltretuar të birin 10-vjeçar, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij rasti ka ndodhur dje në Rahovec. Siç thotë Deliu, 51-vjeçari për një orë rresht ia ka maltretuar djalin duke e mbyllur në oborr dhe duke e rrahur me kabllo.

“Një falënderim për Policinë e Kosovës,stacioni në Rahovec,për trajtim shumë profesional dhe të shpejtë.

Sot, përjetova një SHOK të papritur, djali im Orgesi më erdhi në shtëpi i traumatizuar si asnjëherë më parë,thjeshtë më është dukur sikur ka parë ndonjë përbindësh e duke ikur nga “ai”, nuk gjente forcë t’i shqiptojë fjalë nga goja,dridhjet e mjekrës e rrjedhja e lotëve nuk ndaleshin, thjeshtë pamje tmeruese.

Për pak minuta duke e qetësuar,kuptoj se ai ishte maltretuar nga një 51 vjeçar me arsyetim së tre femijë të vegjël më gjuanin bombica plasëse në oborr, dhe më pas, me një gurralec ma thyen xhamin e kerrit.

Kjo ka mjaftuar që ai t’a “kidnapoj” Orgesin duke e mbyllur në oborr të tij (mbi një orë)derisa dy të tjerë i ikën nga duart, me atë “nervozë” mori guximin që t’a shtrëngojë për fyti (Orgesi duke tentuar të hypë nëpër murrë,spse derën e ka mbyllur “monstra”) duke ja lënë shenja, e duke e rrahur me kabllo, i gjithë ky maltretim në Orgesin 10 vjeçar-vetëm 10 ohh Zot 😢😢!”, ka shkruar ai.

Uroj që organet kompetente të marrin shumë seriozishtë këtë rastë e t’a trajtojnë në mënyrë profesionale, ky “mosntrum” të vetëdijesohet në mënyrë që të mos pësojnë femijët e tjerë.

Për këtë rast për Express kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin në Gjakovës, Nusret Xhurkaj ka deklaruar se rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ali Sokoli”.

Ai tha se viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor në QKMF-në në Rahovec.

Nga policia ky rast është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.

“Lëndim i lehtë trupor/ Rr. Ali Sokoli-Rahovec/  (03.01.2022 -16:35)/  Ankuesi (babai) Ka raportuar ne Stacionin Policor-Rahovec, se nje person ia  ka rrahur djalin e  tij të mitur (rreth 10 vjeçare) te cilin fillimisht e kishte dërguar për tretman mjekësor ne QKMF dhe pas vizitës mjekësore ishte liruar. Pas intervistimit te personit te dyshuar dhe viktimës ne prezencë te prindit dhe ne konsultim me prokurorin e Shtetit iniciohet rasti si me lartë dhe shkon ne procedurë te rregullt”, ka thënë ai.

Një falënderim për Policinë e Kosovës,stacioni në Rahovec,për trajtim shumë profesional dhe të shpejtë.Sot, përjetova…

Posted by Bejtullah Deliu on Monday, January 3, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit