16.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Ish futbollisti i njohur dhe ish trajneri më i suksesshëm i Bosnjës, Blazh Slishkoviq, afër ta marrë drejtimin e Kosovës?!

- Advertisement -

Shqipëria, Kroacia, Sllovenia dhe Serbia siguruan një vend në Kampionatin Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Nga ish vendet e ish-Jugosllavisë, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë luajtur asnjëherë deri më tash në një kampionat evropian apo botëror, shkruan Ballkani.info.

Më së shumti që ekipi kombëtar i Bosnjës iu afrua Kampionatit Evropian ishte në kualifikimet e vitit 2003. Në atë kohë, Kombëtarja e Bosnjës drejtohej nga Blazh Slishkoviq, dikur një nga mesfushorët më të mirë në Evropë.

“Baka”, siç njihet ndryshe ai, ishte në lojë për evropianin deri në sekondën e fundit në “kryeveprën” me Danimarkën. Me danezët e favorizuar përfundoi 1:1 dhe Bosnjës i duhej një fitore për kualifikimin direkt në Kampionatin Evropian.

Kombëtarja e BeH luajti futbollin më të bukur kur ky ekspert ishte ulur në stolin e kësaj kombëtareje.

Siç mëson portali boshnjak, sportske.ba, Slishkoviq është kandidati më serioz për pozitën e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës. Mostarasit, i cili si lojtar dhe trajner la gjurmë të dukshme te Hajduku, edhe më herët ishte kandidat për stolin e Kombëtares së Kosovës. Tashmë duket se është shumë afër Kosovës, shkruan ky portal.

Slishkoviq, në të gjitha skuadrat dhe kombëtaren, luante futboll sulmues, dhe ishte veçanërisht i prirur të angazhonte lojtarët e rinj.

“Baka” pati një karrierë mbresëlënëse si lojtar. Përveç në vendlindjen e tij Velezh, ai luajti me sukses në Hajduk, Marseille, Pescara, Olympique, Rennes…

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit