Ish-drejtori i RTK-së, Mentor Shala, në një intervistë për FRONTAL në T7 ka folur për ngjarjet e fundit dhe publikimin e një artikulli të një medias boshnjake nga RTK ku atakohen disa media kosovare dhe shpërndarjen e një lajmi të tillë nga anëtarët e partisë në pushtet
Shala ka thënë se s’është i befasuar me këtë, meqë thotë se e di metodologjinë e veprimit.
“S’jam i befasuar aq shumë, sepse ua di metodologjinë e punës qe e kanë dhe veprimet që i bojnë për t’i mbërri qëllimet e veta. Është metodologji”, ka thënë Shala.
Ai tutje ka shtuar se e gjithë kjo është pjesë e një luftë hibride dhe sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje janë mjeshtër të metodave hibride.
“Është pjesë e një lufte hibride. Vetëvendosje janë mjeshtër të strategjisë dhe metodave hibride që përdoren. Rusët janë strateg dhe ndërtues të kësaj strategjie, por edhe në vende të tjera e përdorin. Këta janë të njohur edhe përpara”, ka thënë ish-drejtori i RTK-së
Shala ka deklaruar se e ka përjetuar edhe vetë gjatë kohës sa ka qenë në krye të RTK-së.