Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare merret nën hetim për akuzën e pastrimit të parave

- Advertisement -

Igli Tare, ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe ish-drejtori sportiv i Lazios dhe Milanit në Itali, është vënë nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Paraditen e sotme ai u paraqit në SPAK, ku i është komunikuar fakti se është person nën hetim për akuzën e pastrimit të parave.

Raportimet paraprake janë se kjo çështje lidhet me dosjen “Balluku”.

Tare në shumicën dërrmuese të kohës e ka lidhur veprimtarinë e vendit me futbollin jashtë vendit./Top Channel/

Të ngjashme

Të fundit