7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Ish-diplomati Canaj: Çudi që Bedri Hamza është në Amerikë kurse Kurti jo

- Advertisement -

Ish-diplomati, Blerim Canaj , ka deklaruar se është çudi e madhe që Bedri Hamza si një opozitar ndodhet në Amerikë, ndërsa kryeministrin Kurti nuk po e mirëpret askush atje.

Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të deputetit Bajrami të Vetëvendosjes, i cili në emisionin “Këndi i Debatit”, në tëvë1, tha se Kurti ka pas agjendë para takimit për datën e zgjedhjeve, kurse opozita ka vakt se nuk ka çfarë të bëj.

Tutje,  Canaj është shprehur se kryeministri Kurti në kohën kur i duhet vendit më shumë është në sanksione nga Amerika.

“Është çudi që Bedri Hamza është në Amerikë kurse kryeministrin nuk po e takon askush. Bedri Hamza si një opozitar, e një kandidat për kryeministër nga PDK-ja, po e pret departamenti i shtetit e Albin Kurti nuk e di kur ka qenë si kryeministër.Tani që na duhet më së shumti nuk është, jemi në sanksione, kryeministri ynë është në sanksione”, ka thënë ish-diplomati.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hamza ka njoftuar se ka takuar Michael Carpenter, asistentin special të presidentit amerikan, Joe Biden dhe drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë, Kathleen Larkin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit