Kryetari i Nismën Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot në ora 13:30 do të mbajë konferencë për medie, ku do ta prezantojë një aderim të ri.
Partisë së Fatmir Limaj pritet t’i bashkohet ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izaku.
Limaj dhe Izmaku kanë qenë bashkë në PDK.
Përndryshe, NISMA dhe AAK-ja janë në koalicion parazgjedhor.
Ky është njoftimi i plotë nga NISMA:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj mban të shtunën (04.05.2024) konferencë për media!
NISMA-së po i bashkohen figura të rëndësishme, me këtë rast ju ftojmë te shtunën të merrni pjesë në prezendimin e aderimit të profesoreshës së nderuar, ish-deputete në disa legjislatura të Kosovës.
Konferenca mbahet në selinë qendrore të Nismës në ora 13:30.
Ftohen mediet ta përcjellin këtë konferencë