12.5 C
New York
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

Ish deputetja Vasfije Krasniqi dhuron tri libra për biblotekën e FSK-së

- Advertisement -

Shefi i Stafit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade Ilir Qeriqi ka pritur në takim ish deputeten e Republikës së Kosovës dhe të mbijetuarën e dhunës në luftën e fundit, znj, Vasfije Krasniqi Goodman, me këtë rast gjeneral Qeriqi falënderoi për vizitën që ka bërë FSK-së, dhe për kontributin e saj për të qenë zë i fuqishëm i të gjithë atyre që i mbijetuan dhunës gjatë luftës në Kosovë.

Në takim znj. Vasfije Krasniqi falënderoi FSK-në për shërbimin dhe me kete rast dhuroi tri kopje të librave ‘’Unë dua të dëgjohem’’, ‘’Nga dhimbja te kurajo’’ dhe ‘’Zërat e padëgjuar’’, duke e pasuruar bibliotekën e FSK-së, ku nëpërmjet këtyre botimeve pasqyrohen rrëfimet e të mbijetuarëve të dhunës në luftën e Kosovës. Këto botime mundësojnë që pjesëtarët tanë të rinjë dhe brezat e ardhshëm të njohin më mirë të kaluarën tonë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit