Ish-deputetja e PDK-se, Besa Ismali, ka kujtuar kohën kur deputetët e Vetëvendosjes në vitin 2020, patën votuar kundër ndërtimit të rrugës vetëm 3 km rrugë që lidhte komunën e Zveçanit me Mitrovicën e Jugut, shkruan Scanner.
Në njē postim në Facebook, ai shkruan se vetëm 3 km rrugë që lidhte komunën e Zveçanit me Mitrovicën e Jugut në rrugë alternative. Ishte kohë pandemie dhe këto fshatra ishin mbështetur për muri nga izolimi dhe injorimi i kërkesave të tyre elementare.
Postimi i plotë:
Deputetët e “ndryshimit” votonin KUNDËR një “ure” lidhëse mes fshatrave me shumicë shqiptare në veri me fshatrat në jug. Fjala ishte për 3 km rrugë! Vetëm 3 km rrugë që lidhte komunën e Zveçanit me Mitrovicën e Jugut në rrugë alternative. Ishte kohë pandemie dhe këto fshatra ishin mbështetur për muri nga izolimi dhe injorimi i kërkesave të tyre elementare.
Këta deputetë jo që nuk patën ndjesinë për të ndihnuar qarkullimin e qytetarëve por përqeshnin kërkesën për mbështetje duke thënë “s’japim para për asfalt më”.
Për të freskuar kujtesë, dhe kuptuar më mirë, sa të përnjëmendta i kanë llafet për bashkimin e veriut dhe jugut siç po thonë, shikojeni videon si më poshtë.
Po këta të 2020-tës, janë këta të 2024-tës:.
https://www.facebook.com/share/p/z1hSFqt7BeU3TmoL/?mibextid=oFDknk