Burim Meta i ftuar në Kosova Live në T7, ka thënë se ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është ‘’tradhtuar’’ nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Meta, ka deklaruar edhe se, Osmani e ‘’ka bërë’’ Kurtin kryeministër kur ai s’ka qenë pjesë e listës kandiduese.
‘’Në bazë të deklaratave që ka pasur Kurti gjatë kohës kur është dashur të marrë votat e saj, është dashur të përfitoj nga pranueshmëria e saj në elektorat, në kohën kur Vjosa është hera e dytë që drejtpërdrejt po kandidon për presidente, dhe kjo dëshmon që presidentja Vjosë e ka bërë Kurtin kryeministër në vitin 2021, kur ai s’ka qenë pjesë aspak e listës kandiduese. Deklaratat e tij që Vjosa Osmani është njëra nga të rejat e cila është shkolluar në mënyrë kualtative në shtetet e Amerikës, nga ajo që kemi presidenten me të mirë të shekullit, dhe në fund pas tri ditësh, katër ditësh, ndodhi e kundërta në ato vizitat në orët pas 1 të natës, dëshmojnë që Vjosa Osmani u tradhtua’’, ka thënë ai.






