6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Ish-deputeti i VV-së thotë se po krijohen “tema të mëdha” për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale

- Advertisement -

Dardan Sejdiu, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosjes tha se në Kosovë po ndërtohen tema që nuk kanë rëndësi për jetën e qytetarëve, duke tentuar që të tërhiqet vëmendja nga probemet që përballen qytetarët.

“Nëse e përcillni me vëmendje politikën në Kosovë tash e shumë vjet, gjithcka sillet rreth dy temave dhe konfliktit, një far toksiciteti I skajshëm në diskursin publik. Nëse nesër është Këshilli i Evropës, një diskutim shumë i rëndësishëm dhe nëse kemi disa kapërcime fundamentale në pozicione, ku pranojmë me ba Asociacionin, e një ditë e shohim Donika Gërvallën duke thënë se nëse Asociacioni bëhet jashtë paktetës së Ohrit jemi tu folë për dicka me keq se republika Serbe normal se duhet me ndërtu një temë të një konflikti tepër të madh që është cirk, nuk ka ndonjë përmbajtje, nuk ndreq, nuk rregullon mirëqenien e qytetarëve dhe po përfundojmë në një diskutim public të inskenuar mbi betetja totalisht të parëndësishme për mua si qytetar i kësaj Republike.”, tha Sejdiu në DPT te Fidani.

Ai tha se prej ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes nuk ka dëgjuar asnjë fjalë për atë si të rregullohet mirëqenia e qytetarëve, si të digjitalizohet arsimi, si do të duket ekonomia e së ardhmes, si të koorigjohen problemet.

“Në momente që kemi tema që lidhen me cilësinë e jetës dalin do tema të tilla që i mbushin lajmet, na shkruajmë statuse a janë idhnu presidentja e kryeministri.”, tha ai.

Ai tha se çdo ditë në diskursin public të Kosovës ndodhë një traumë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit