10.5 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Ish-deputeti i VV-së: Nuk e kuptoj pse një qeveri që i ka 51% dëshiron t’ia shkurtoj vetes mandatin!

- Advertisement -

Deda tha se “nuk e kuptoj se pse një qeveri që i ka 51% të votave dëshiron t’ia shkrutoj vetes mandatin”.

“Nuk e kuptoj pse një qeveri që e ka përkrahjen e 51%, dëshiron me i’a shkurtu mandatin vetes tash kur duhet të jetë një lloj kurorëzimi i punëve të saj. Pas gati 3 vite e gjysmë, nuk e kom të qartë nuk kam shpjegim, çka po shoh krejt është që shpejt u kriju një frymë parazgjedhore në Kosovë, dhe lajmi i djeshëm që e kemi Bedri Hamzën për kryeminstër është një lajm mjaft interesant, sepse tregon që ekonomia do të jetë tema qendrore në zgjedhjet e ardhshme. Po e shoh që LDK-ja dhe PDK-ja po mundohen ta kthejnë diskutimin në ekonomi dhe shpresoj që do të kenë sukses. Është koha e fundit që kjo Kosovë ne këtë shekull që na jetojmë me gjitha këto probleme që ka të ulet dhe të diskutojë për zhvillim të vet”, tha ai raporton Gazeta Blic.

Ish deputeti Deda, njëherësh njohës i çështjeve politike, ka folur edhe në lidhje me çështjen e dinarit.

Ai tha se nuk mund të hasësh në mirëkuptim tek askush kur një popullatë e tërë mbetet pa të ardhura.

“Nuk mundesh me has mirëkuptim te askush nëse një popullatë e tërë mbetet pa të ardhura, nëse nuk i ke tregu si do ti merr të ardhurat e tyre, të cilat i takojnë, sepse kjo është qëndrimi politik i vendeve përëndimore të institucioneve të Kosovës, me një popullatë po sillen keq. Kjo është e pakapërdishme për vendet perendimorë”, tha Deda.

Tutje ai thotë se në këtë drejtim nuk do të ketë eksperimentim, pasi që në fund kur të themelohet Asociacioni ato do të jenë në euro.

“Nuk do të ketë eksperimentim në këtë drejtim, në fund kur të themelohet Asociacioni ato do të jenë në euro. Arbitrazhi është e para se nëse e sheh aty në arbitrazh ka të bëjë me një periudhë 5-10 vjet, ku mosmarrëveshjet zgjidhen me ‘Bashkimin Evropian’ brenda, ku faktikisht Bashkimi Evropian e merr një lloj mbikqyrësi se si po ec integrimi i serbëve. Kjo është konsekuencë e madhe, e kushdo që na vjen në qeveri ne do ta pagujmë një lloj konsekuence. As perëndimi nuk po thotë mos insisto në euro, por bane një plan 6 muaj-1 vjet si do të jetë tranzicioni, jo me thënë 1 muaj 3 muaj, sepse po del që nuk i ke të menduara mirë zbatimin e vendimeve tuaja si qeveri”, u shpreh tutje ai.

Ish deputeti thekson se e kemi hup mundësinë që të na hiqen masat ndëshkuese tani.

“Ndoshta në fund do të del më mirë për Kosovën nëse shkohet në zgjedhje nuk e dimë, na e kemi hup mundësinë që të na hiqen masat ndëshkuese tani, ma herët që mundët është në vjeshtën e vonshme të këtij viti. Kjo është një humbje shumë e madhe financiare për Kosovën, me planin e rritjes të BE-së. Kosova duhet me i marrë afërt 1 miliardë euro në 3 vitet e ardshme ndihmë buxhetore, direkt në buxhet por me sanksione nuk i merr. Ndoshta zgjedhjet na bëjnë hajr, ndoshta është hajr”, potencoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit