16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Ish-CEO ndërton një version të decentralizuar të Twitter

- Advertisement -

Përdoruesit e Twitter mund të kenë një shans të kalojnë në një media sociale rivale quajtur Bluesky e cila u lançua në fazë beta në App Store ditën e Marte.

Ish CEO dhe themelues i Twitter Jack Dorsey është njeriu pas Bluesky dhe filloi të përfshihej në pasi Elon Musk e bleu Twitter për 44 miliardë dollarë në Tetor të vitit të kaluar.

Bluesky u konceptua si një rrjet social i decentralizuar dhe si shtesë e Twitter në 2019-ën, por më pas u shndërrua në një platformë më vete.

Aplikacioni beta mund të shkarkohet nga App Store dhe vetëm përmes një sistemi ftesash ku përdoruesit të cilët duan ta provojnë duhet të vendosin adresën e tyre të e-mail-it në listën e pritjes.

Sipas TechCrunch, ndërfaqja e Bluesky është shumë e ngjashme me Twitter ku përdoruesit mund të postojnë tekst me 256 karaktere dhe opsion për të shtuar foto.

Përdoruesit do të kenë një kohështrirje ndarë në postime dhe postime dhe replika. Por nëse dy aplikacionet janë kaq të ngjashme, pse dikush do të largohej prej Twitter duke pasur në konsideratë se humbet postimet dhe kujtimet e disa viteve.

Përgjigja e Dorsey erdhi mbështetur mbi dëbimin e ish presidentit Amerikan Donald Trump nga platforma. Ai hodhi dyshime nëse dëbimi ishte lëvizja e duhur. Ideja e Bluesky është se kompania ka më pak fuqi në moderimin e përmbajtjeve. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit