Sipas vlerësimeve të publikuara nga “New York Post”, organizimi i dasmës ka kushtuar rreth 8.8 milionë euro.
Salla u dekorua me rreth 900 mijë lule të ardhura nga vende të ndryshme të botës, ndërsa çifti shkëmbeu betimet përpara një aranzhimi të madh me trëndafila të bardhë dhe rozë.
Foto: Instagram
Pjesë e ceremonisë ishte edhe vallëzimi i parë i çiftit, nën tingujt e këngës “Hier Encore”, të interpretuar nga një këngëtar francez i angazhuar posaçërisht për këtë rast.
Habba ndërroi tri fustane gjatë mbrëmjes.
Foto: Instagram
Fillimisht veshi një fustan të bardhë me detaje dantelle dhe bisht të gjatë, më pas një fustan të gjatë me shkëlqim, teksa për pjesën e festës zgjodhi një fustan të shkurtër të bardhë me temina.
Në mesin e të ftuarve ishin edhe disa figura të njohura nga rrethi politik i Trumpit dhe personazhe të tjera publike, përfshirë ish-boksierin Mike Tyson, drejtorin e FBI-së Kash Patel dhe prokurorin federal amerikan Todd Blanche.
Pas dasmës performoi reperi Nelly.
Foto: Instagram
Për organizimin e festës u angazhua kompania “YSD Events”, derisa atmosfera u shoqërua edhe me performancën e një orkestre prej 30 anëtarësh.
Fëmijët e Habbas, Chloe dhe Luke, qëndruan pranë çiftit gjatë pjesës më të madhe të mbrëmjes.
Foto: Instagram
Habba dhe Mildon u njohën më herët gjatë këtij viti në një event në Kennedy Center.
Për Habban, kjo është martesa e tretë. Ajo ka dy fëmijë nga martesa e saj e parë me avokatin Matthew Eyet.











