8.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Ish-ambasadorja gjermane: Vuçiqit i pëlqen bashkëpunimi me kinezët sepse atyre nuk u interesojnë ligjet

- Advertisement -

Ish-ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, nënkryetarja e Shoqatës për Evropën Juglindore të Bundestagut Gjerman, Gudrun Steinacker, vlerësoi se presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i pëlqen bashkëpunimi me investitorët kinezë, sepse “ata nuk janë të interesuar në rregulla dhe ligje dhe sepse ai bashkëpunim sjell para”.

“Do të ishte obligim i qeverisë serbe që t’i kushtojë vëmendje ligjeve dhe standardeve (kur bëhet fjalë për investimet kineze). Por është e qartë se qeveria nuk do ta bëjë këtë. Atëherë këtë duhet ta bëjnë organizatat joqeveritare dhe mediat e pavarura”, tha Steinacker për portalin e Vojvodinës “Autonomija”, transmeton Klankosova.tv.

Duke folur për shkeljen e të drejtave të njeriut të punëtorëve vietnamezë në kantierin e fabrikës së gomave Linglong në Zrenanjin, ajo vlerësoi se reagimi i zyrtarëve serbë në fakt ishte një konfirmim se qeveria, “si rregull” nuk është e interesuar për shkeljen e të drejtave të njeriut të punëtorëve vietnamezë.

Ajo vlerësoi se vendet e Ballkanit Perëndimor janë në fakt “shtete të bllokuara, ku elitat e vogla të korruptuara bëjnë gjithçka për të qëndruar në pushtet sepse u garanton atyre të ardhura të mëdha”.

“Në atë sistem klientelist ka nga ata që përfitojnë dhe nuk duan të ndryshojnë asgjë dhe nga ata që përshtaten ose largohen. Do të thotë që vetëm një numër i vogël njerëzish duan të ndryshojnë vërtet diçka për mirë. Dhe mos harroni ndikimin jashtëzakonisht negativ të mediave, duke përfshirë të ashtuquajturat mediat sociale nën kontrollin e elitave në pushtet”, tha ambasadorja Steinacker.

Sipas saj, në “shtetet e kapura” në radhë të parë është i kapur gjyqësori.

“Në pjesën më të madhe nuk ka ligj dhe drejtësi atje, vetëm retorika për ligjin dhe drejtësinë është e pranishme. Është tipike për ‘shtetet e kapura’ që strukturat politike në pushtet të mbulojnë një skandal pas tjetrit”, tha ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit