2.9 C
New York
Sunday, December 1, 2024

Buy now

Ish-ambasadori Cana: Kurti e refuzoi Tiranën e pranoi Athinën

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, vlerësoi se është lajm i mirë që kryeministri Kurti ka shkuar në Greqi dhe, siç tha, që tashmë po e kupton rëndësinë e këtyre takimeve.

Ndërsa lajmi i keq , thotë Cana, është që po të njëjtin takim e në po të njëjtin format e ka refuzuar në Shqipëri.

“Ky është një mesazh jo i mirë për ne shqiptarët, kur një kryeministër i Kosovës shkon në Greqi, ndërsa në Shqipëri nuk shkon. Pra, mesazhi nuk është i mirë”, deklaroi ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

“Ndërsa sa i përket takimit, ne duhet ta kuptojmë se Kosova i përket aleancës botërore të udhëhequr nga ShBA-ja duke e përkrahur Ukrainën dhe ky është një lajm i mirë për Republikën e Kosovës. Dhe, kudo që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë lidere, Kosova duhet ta zë vendin e saj, përgjegjësitë ndërkombëtare që i ka. Dhe të tregojë lidership në kontekstin rajonal, sado që mundet për të luftuar autokracinë, diktaturat, luftërat e padrejta, me ato mundësi që i ka”, shtoi Cana.

Ai e akuzoi Qeverinë Kurti duke thënë se regres më të madh se tani nuk kemi pasur në të gjitha fushat.

Duke diskutuar lidhur me çështjen e mos-shpërndarjes së librave në shkolla, ai tha se nuk ka çfarë të shtojë pasi qeveria merret me këtë gjë tre javë para fillimit të mësimit.

“Prej vitit 2011 fëmijët i kanë marr librat falas. Regres më të madh nuk kemi pasur në të gjitha fushat. Nëse e shohim në cilëndo ministri, ne nuk kemi pasur regres më të madh. Është simptomatike kjo, nuk ka të bëjë vetëm me një dikaster”.

“Punësim dhe drejtësi ka qenë motoja. Nuk ka as punësim e as drejtësi. E mbani në mend ‘peshqit e mëdhenj’? Mirë e tha një shok, ‘tash me gilica po merren, nuk merren më as me peshqit e vegjël’”, deklaroi Cana.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit