- Advertisement -
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Isak Neziri, ka zhvilluar një takim të ngrohtë në konakun e Istref Elshanit në Krajkovë, ku ishte i pranishëm edhe Endrit Thaçi, djali i presidentit historik Hashim Thaçi.
Gjatë takimit, Neziri theksoi rëndësinë e kujtimit të së kaluarës së lavdishme të fshatit dhe diskutoi vizionin për një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Duke kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme që ka rrënjë të thella në këtë fshat, morëm besimin e banorëve për fitoren e madhe të 9 shkurtit,” tha Neziri.
PDK mbetet e përkushtuar për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të ndërtuar një Kosovë më të zhvilluar.
#PDK131
#IsakNeziri99