Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 99, Isak Neziri është takuar me kryetarin e Degës së kësaj partie në Malishevë, Mevludin Mazreku.
Neziri ka thënë se në të gjitha komunat po ndihet atmosfera për një Kosovë që mundet më mirë.
“Në Malishevë bashkë me kryetarin e degës dhe kandidatin për deputet, Mevludin Mazrekun. Bashkë me miqtë tanë diskutuam gjatë për planet tona si deputet të ardhshëm dhe vizionin e PDK-së pas 9 shkurtit. Në gjitha komunat po ndihet atmosfera për një Kosovë që mundet ma mirëBedri Hamza 1 ✅ Mevludin Mazreku 70✅ Isak Neziri 99✅”, ka shkruar Neziri në Facebook.