Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 99, Isak Neziri, ka bërë me dije se ka marrë mbështetje nga qytetarët e Fushë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Sonte në Fushë Kosovë na bëri bashkë veterani i luftës çlirimtare, Nagip Mehmeti. Bashkë me kandidatët për deputetë Aulona Syla, Jakup Nura dhe Bekim Haxhiu, diskutuam për planin tonë qeverisës dhe morën përkrahje të jashtëzakonshme. Faleminderit shumë Fushë Kosova!”, ka shkruar Neziri në Facebook.