Negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë vënë në pikëpyetje, pasi Garda Revolucionare Iraniane (IRGC) paralajmëroi se sulmet e fundit amerikane përbëjnë shkelje të marrëveshjeve dhe mund të çojnë në ndërprerjen e plotë të dialogut.
Sipas The Guardian, përshkallëzimi erdhi pasi SHBA-ja akuzoi Iranin për një sulm me dron ndaj një cisterne nafte në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa CENTCOM njoftoi se goditi 10 objektiva ushtarake iraniane. Në kundërpërgjigje, Teherani lëshoi raketa dhe dronë ndaj bazave amerikane në Bahrein dhe Kuvajt.
Ambasadori amerikan në OKB, Mike Ëaltz, tha se SHBA-ja do të vazhdojë të reagojë ushtarakisht nëse është e nevojshme, ndërsa ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet nën kontrollin e plotë të Iranit për 30 ditët e ardhshme.






