16.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

IPK e MPB formojnë ekip hetimor për aksionet e djeshme të policisë në veri

- Advertisement -

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në koordinim me MPB-në kanë krijuar një Ekip të përbashkët për inspektim dhe hetim, me qëllim të vlerësimit të veprimeve policore gjatë operacionit të djeshëm në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

IPK thotë se qëllimi i një vendimi të tillë është që të sigurohet që Polica e Kosovës ka kryer detyrat konfrom standarteve dhe autorizimeve kushteteuse e ligjore për krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët pa dallim,

“Po ashtu, Ekipi synon të identifikojë nëse gjatë këtij operacioni ka pasur tejkalim të autorizimeve policore”, thuhet në njoftim.

“IPK siguron se varësisht nga gjetjet e punës së këtij Ekipi, konform autorizimeve ligjore dhe në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit do të adresojë çështjet e ngritura”, shton njofitmi.

Në fund thuhet se IPK do të mbajë të informuar opinionin public me rezultatet e punës së këtij Ekipi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit