4.8 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Invalidi i UÇK-së rrëfen ngjarjen tragjike të vrasjes së një foshnjeje në Masakrën e Izbicës

- Advertisement -

Arton Hoti, invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka rrëfyer për masakrën e ndodhur në Izbicë të Skenderajt 24 vjet më parë.

Duke folur në RTV Dukagjini, Hoti tha se kjo ishte dita më e trishtë e jetës së tij.

Ai përshkroi mes tjerash sesi një foshnjë gjashtëmuajshe iu mor nënës së tij, u vendos në një rimorkio dhe u dogj e gjallë.

“U vrajtën 147 persona, ndër ta fëmijë, gra dhe të moshuar. Ishim me bashkëluftëtarët, ishim organizuar gjithë brigada për varrimin e tyre, ishte rreziku nga ndonjë sëmundje nga kundërmimi i erërave, vinte era gjak. Masakra ka qenë në Izbicë, kam parë edhe masakrën e Likoshanit. Janë mbi 400 masakra në territorin e Kosovës. Fëmija 6-muajshe, Dafina Qelaj, është ndarë nga nëna e saj, e kanë futur në rimorkio të Traktorit dhe e kanë djegur të gjallë kur ajo ishte vetëm 6 muajshe” – rrëfeu Hoti mes tjerash.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit