Intervistat për Kryeprokuror të Shtetit mbahen me 1 korrik, KPK jep detaje për oraret e pesë kandidatëve

- Advertisement -

Këshilli Prorokurorial i Kosovës ka njoftuar se intervistat për Kryeprokuror të Shtetit do të mbahen me datë një korrik.

Në njoftim shtohet edhe se, hartimi i pyetjeve do të fillojë në ora 08:00, ndërsa intervistat do të fillojnë nga ora 11:00, në objektin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, salla e takimeve kati VI.

Postimi:

Bazuar në nenin 3 (6A) të Rregullores 07/2026 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores 07/2024 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës se Kosovës, Këshilli Prorokurorial i Kosovës njofton palët e interesuara për monitorim, se intervistat për Kryeprokuror të Shtetit do të mbahen me datë 01 korrik 2026.

Hartimi i pyetjeve do të filloj në ora 08:00, ndërsa intervistat do të fillojnë nga ora 11:00, në objektin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, salla e takimeve kati VI.

Njoftohen të gjithë të interesuarit që t’u përmbahet të gjitha rregullave dhe orareve të përcaktuara nga KPK-ja dhe me mirëkuptim luten që për shkak të hapësirës së kufizuar, të konfirmojnë emrin e një përfaqësuesi/monitoruesi duke kontaktuar Zyrën pёr Komunikim Publik në adresën: [email protected] deri më datë 26 qershor 2026.

ORARI I INTERVISTAVE -KANDIDATËT PËR KRYEPROKURORË TË SHTETIT

E mërkurë, 01 korrik 2026

Takimi i Panelit Vlerësues për hartimin e pyetjeve standarde (tre orë para fillimit të intervistave) 08:00

1. z. Atdhe Dema nga ora 11:00

PAUZA 12:00-13:00

2. z. Naim Abazi nga ora 13:00

3. z. Rafet Halimi nga ora 14:15

4. z. Shqipdon Fazliu nga ora 15:30

5. z. Zejnulla Gashi nga ora 16:45

Të ngjashme

Të fundit