Interi e ka mposhtur Cagliarin me rezultat 3-1 në “Guiseppe Meazza” në xhiron e 32-të të Serie A.
“Nerazzurët” e hapen llogarinë e golave me Arnautoviqin, i cili realizoi në minutën e 13-të të takimit, kurse 13 minuta më vonë, ishte pikërisht Arnautoviq i cili asistoi për Lautaro Martinezin.
Më të nisur pjesa e dytë, Piccoli ngushtoi epërsinë, duke e rikthyer Cagliarin në lojë, por shpresa e mysafirëve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi në të 55-ën Bisseck realizoi për 3-1.
Me këtë fitore, Interi shkëputet nga ndjekësi më i afërt, Napoli, në +6 pikë së paku deri në nesër kur Napoli do të luaj, teksa Cagliari gjendet në vendin e 15-të me 30 pikë.
Interi të mërkurën do të përballet me Bayernin në ndeshjen kthyese në Champions League, ku do t’i mjaftonte vetëm një barazim për kualifikim në gjysmëfinale.