21.5 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Inteligjenca Artificiale krijon foton e Kate Middleton pa flokë

- Advertisement -

Një foto e re e Kate Middleton ka tronditur rrjetin. Në imazhin e ri që po qarkullon në rrjetet sociale Princesha e Uellsit mban vendosur një shami, duke nxitur kureshtjen e shumë ndjekësve referuar edhe gjendjes jo të mirë shëndetësore që ajo po përjeton, të cilën e publikoi më 22 mars të këtij viti.

Por ekspertët vërtetuan se kjo foto është krijuar përmes Inteligjencës Artificiale, por pavarësisht, ka marrë reagime të shumta në rrjet nga përdoruesit. “Pavarësisht se si ka ndryshuar pamja juaj, në sytë tanë do të jeni gjithmonë bukuroshja Kate Middleton”, thuhet në postimin që shoqëron imazhin në fjalë.

Synimi ishte të mbështeste dhe inkurajonte princeshën, e cila po i nënshtrohet kimioterapisë dhe përballet me një sërë efektesh anësore, duke përfshirë humbjen e flokëve, humbjen e peshës, lodhjen dhe të përzierat. Por, megjithatë jo të gjithë e mirëpritën këtë iniciativë.
Sipas mediave të huaja raportohet se gjendja shëndetësore e Kate është e rënduar dhe ka hequr dorë nga shumë aktivitete që i përkasin postit të saj në familjen mbretërore.

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit