9.6 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Intel bën çudinë, premton performancë të RTX 3060 me gjysmën e çmimit

- Advertisement -

Intel ka lançuar driverat më të fundit të seritë e grafikave Arc po që nga debutimi ka arritur të adresojë vetëm problemet me DirectX 9.

Me kompania e cila solli rritje të performancës me 43 pëqind, tashmë kompania po njofton ulje çmimesh.

Ndryshe nga kartat grafike Nvidia që janë të vështira të gjenden në çmimet e rekomanduara nga vetë kompania, grafikat Intel Arc mund të gjenden edhe më lirë. Arc A750 8GB vjen me një çmim agresiv prej 249 dollarësh dhe ofron 52 përqind më shumë performancë për dollar krahasuar me RTX 3060 që shitet për 391 dollarë në treg.

Intel synon që të bëhej lojtari i tretë në treg por nuk shkoi çdo gjë mirë me grafikat Arc që kishin probleme të mëdha stabiliteti dhe performancë të dobët DX9.

Tani pothuajse gjysmë viti nga lançimi, kompania ka dërguar 8 përditësime madhore softueri dhe thuajse rritje performance sikur të ishte një gjeneratë e re.

Edhe pse do të ishte e vështirë të rekomandohej Arc A750 mbi RTX 3060 për shkak të performancës jo konsistente të grafikave, në anën e softuerit Intel gradualisht po ju afrohet dy gjigantëve Nvidia dhe AMD. /PCWorld Albanian

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit