22.7 C
New York
Thursday, July 18, 2024

Buy now

Instituti për Krime Lufte: Kemi material arkivor deri në 50 metra, janë mbledhur foto dhe video

- Advertisement -

Institutit për Krime Lufte, në bazë të Rregullores, misioni i saj dokumentimi dhe hulumtimi i krimeve të kryera gjatë luftës.  Andaj, dy departamentet kryesore që janë të parapara në rregullore janë Departamenti i Dokumentimit dhe Departamenti i Hulumtimit.

Drejtori Institutit për Krime Lufte, Atdhe Hetemi, ka deklaruar se deri më tani janë dokumentuar sasi të konsiderueshme krimesh, por disa sipas tij, kërkojnë plotësime.

“Nuk ka diskutim që dokumentimi i krimeve të kryera gjatë luftës nuk është i lehtë. Megjithëse Kosovës i ka munguar një institucion shtetëror si ky që kemi tash, ka një sasi të konsiderueshme të krimeve të dokumentuara që janë kryer gjatë luftës në Kosovë por edhe dokumentime që kërkojnë plotësime shtesë”, ka thënë Hetemi.

Në një intervistë në emisionin FIVE, Hetemi ka theksuar se ky Institut do të ketë 74 punëtorë.

“Deri më tani kemi arritur të rekrutojmë dhe shpresojmë që së shpejti do të fillojnë punën rreth 25 punëtorë në këto departamente. Në muajt në vazhdim do të jemi në gjendje të plotësojmë numrin e stafit”, ka thënë Hetemi.

Drejtori i Institutit për Krime Lufte, Atdhe Hetemi.

Ai ka pranuar se disa prej departamenteve ende nuk janë plotësisht funksionale, por puna për popullimin e arkivit ka filluar.

“Gjatë kësaj periudhe gjashtë mujore kemi filluar me popullimin e arkivit të institutit dhe deri më tani kemi material arkivor deri në 50 metra”, ka thënë Hetemi.

Po ashtu, ai ka theksuar se Instituti ka për mandat të mbledhë materiale të shkruara, video-materiale, audio-materiale dhe fotografi që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Deri më tani kemi mbledhur fotografi nga fotoreporterë lokal dhe ndërkombëtar, video-materiale nga koleksionues individualë dhe materiale nga komunat e Kosovës dhe OJQ-të”, ka potencuar Hetemi.

Gjithashtu, ai deklaruar se Esat Shala ka dorëzuar dëshmi për krimet kryera gjatë luftës në Kosovë, dhe se një gazetar norvegjez ka dorëzuar materiale të luftës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit