9.3 C
New York
Thursday, November 19, 2026

Buy now

Inspektorati i Punës kërkon kujdes të shtuar për sigurinë e punëtorëve për shkak të erërave të forta

- Advertisement -

Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje punëdhënësve që të marrin masa shtesë për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve, për shkak të erërave të forta të paralajmëruara për ditën sotme nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Inspektorati ka kërkuar vëmendje të veçantë në sektorin e ndërtimtarisë dhe në të gjitha veprimtaritë që zhvillohen në ambiente të hapura, veçanërisht gjatë punëve në lartësi, në skela dhe në kulme.

Po ashtu, punëdhënësve u është bërë thirrje që të mos lejojnë zhvillimin e aktiviteteve të punës në rastet kur kushtet atmosferike paraqesin rrezik për punëtorët.

Sipas Inspektoratit, siguria dhe shëndeti i punëtorëve duhet të mbeten prioritet në çdo rrethanë.

Të ngjashme

Të fundit