Inspektorati i Prishtinës thotë se ka ka ndaluar uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania.
Në një njoftim në Facebook këta persona inspektorati i kanë cilësuar si të papërgjegjshëm
Madje siç tregojnë ata kanë detyruar palën të largojë konstruksionin dhe grilat e vendosura ilegalisht sikur edhe ka gjobitur palën.
Sot gjatë ditës Inspektorati i Kryeqytetit ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania (Rruga Ilaz Kodra) nga persona të papërgjegjshëm.
Inspektorati ka detyruar palën të largojë konstruksionin dhe grilat e vendosura ilegalisht sikur edhe ka gjobitur palën.”, thuhet në njoftim.