16.5 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Infermieri Duraku me pretendim të fort: Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga presioni i Dejona Mihalit

- Advertisement -

Infermieri Enlirat Duraku ka pretenduar se i di arsyet e vërteta të largimit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ai ka bërë me dije se Latifi ka thënë dorëheqje për shkak të presionit nga Zyra e Kryeministrit dhe koordinatorja e komiteteve në VV-së, Dejona Mihali.

Derisa ka postuar një fotografi me ish-ministrin e Shëndetësisë, ai ka treguar se çka kishte thënë Latifi në takim me Sindikatën e Infermierëve.

“𝐈 𝐛𝐢𝐧𝐝𝐮𝐫 𝐪ë 𝐏𝐫𝐨𝐟. 𝐑𝐢𝐟𝐚𝐭 𝐋𝐚𝐭𝐢𝐟𝐢, 𝐢𝐬𝐡-𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐢 𝐒𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐬ë 𝐤𝐚 𝐝𝐡ë𝐧ë 𝐝𝐨𝐫ë𝐡𝐞𝐪𝐣𝐞 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐭ë 𝐩𝐫𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐙𝐊𝐌 𝐨𝐬𝐞/𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐣𝐨𝐧𝐚. Kur njeriu kthehet në restrospektivë dhe mundohet t’i kujtojë veprimet, punët apo edhe fjalët, gjenë një mal me informacione të cilat në një moment të caktuar janë dukur të parëndësishme. Në takiminin që na priti si Sindikatë e Infermierëve tekstualisht patë deklaru që nuk mundet momentalisht të n’a ndihmoj sepse “ as vetë nuk po e di se ku po shkeli”. Sidoqoftë e falenderoj për pritjen, sinqeritetin dhe profesionalizmin e lartë”, ka shkruar Duraku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit