28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Inagurohet Ambasada e Kosovës në Washington, merr pjesë edhe O’Brian: Zemra e Albright do të shpërthente nga gëzimi

- Advertisement -

Në ceremoninë e inaugurimit të objektit të Ambasadës së Kosovës në Washington ka marrë pjesë edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,

Sipas njoftimit që ka lëshuar Ministria e Punëve të Jashtme, O’Brien ka deklaruar gjatë ceremonisë se SHBA’ja ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën.

Ai ka thënë se vendosja e ambasadës pranë vendit ku kishte filluar karrierën e saj, do ta gëzonte pa masë ish-sekretaren e shtetit, Madeleine Albright.

“Zemra e saj do të shpërthente nga gëzimi kur të shihte kështu Kosovën, për të cilën gjithmonë thoshte se ishte gjëja për të cilën ishte më së shumti krenare”, citohet të ketë thënë O’Brien.

“Ky angazhim i miqve tanë shpëtoi më shumë se 100,000 jetë njerëzish në Kosovë dhe solli një të ardhme të ndryshme për të gjithë rajonin tonë. Kosova është shteti më pro amerikan në botë dhe prandaj kjo ambasadë që po inaugurojmë sot është jo vetëm një objekt, por një mesazh i fuqishëm”, ka deklaruar Gërvalla.

pixel

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit